Kur Tirana mundi Skënderbeun, festa mbërriti edhe tek portat e Partizanit, rivalit të tyre historik. Ndaj, për fitoren e bardhebluve u hap edhe “shampanjë e kuqe”. Dikur, një ritual i ndaluar, një ndjenjë që nuk mund të shpallej publikisht, edhe nësë përfitimi ishte I bekuar. Qyshkur, futbolli vuan nën rregjimin e kampionëve të Skënderbeut, të kuqtë dhe bardheblutë kanë një hall të përbashkët: të kthejnë lavdinë e dikurshme. Shkurt, të provojnë shijen e harruar të titullit kampion. Në këto momente, Partizani, kërkon nderin e dytë nga “i dashuri armik”…Tirana. Që ndeshja e “demave” me Skënderbeun të luhet në “Selam Stërmasi” dhe jo në “Elbasan Arena”, një stadium luksi për kushtet, por jo aq i ngrohtë shpirtërisht për tifozët që e duan skenën e “demave” në kryeqytet.
Flitet se presidentët Demi dhe Halili do të takohen për të prishur syrin e keq , që tejkalon edhe armiqësinë sportive. Por, në një mjedis, ku është rritur ndjeshëm pushteti I tifozerive pranë klubeve, ka një ngërç që pengon: tifozët e Tiranës, nuk honepsin dot që rivalët e tyre të sillen si zot shtëpie në “Selman Stërmasi”. Një paragjykim I fortë, edhe pse kushton miliona, në një kampionat që vuan qarkullimin e parasë. Një gabim u bë në ndeshjen derbi,kjo nuk mund të përsëritët edhe në ndeshjen e Partizanit kundër Skënderbeut. Kur Halili shkriu paratë për t’i dhënë një fytyrë të re stadiumit, të gjithë, tifozë dhe shijues të lojës, kanë thënë se ka pak njerëz që guxojnë në këtë fare feje. Atëhere, në kohën e futbollit biznes, pse na pëlqen më shumë inati, sesa paratë e kundështarit. E keqja është se edhe Federata nuk bën lojën e saj të çiltër, ndaj edhe ndeshjet e mëdha na mbeten me ..valixhe në dorë.
Gëzim Sinemati