Drejtuesit e Chelsea duken të vendosur për të blerë Andrea Cambiaso nga Juventusi. Klubi londinez ka pasur orët e fundit kontaktin e parë me Juventusin, që e vlerëson lojtarin 40 milionë euro.
Anglezët aktualisht janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro, plus bonuset që do ta çonin shifrën deri në 30 milionë euro. Ka distancë mes palëve në këtë moment, por dialogu është i hapur dhe mund të ketë një akord në vazhdim. Juventusi në fakt ka nevojë të arkëtojë dhe mund ta mbyllë marrëveshjen brenda 30 qershorit për të respektuar detajet e bilancit në lidhje me normat e UEFA-s.

