Surprizon Serena Williams, rikthehet në Wimbledon

Tenistes 44-vjeçare i jepet ‘wild card’ për rikthimin e plotë në fushë. Më parë kishte njoftuar rikthimin në çift me motrën Venus. E përjetshme Serena Williams. Tenisja amerikane në Wimbledon nuk do të luajë vetëm në çift me motrën e saj, por do të jetë pjesëmarrëse në turne edhe individualisht. Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e fundit, kur në faqen zyrtare të turneut britanik është komunikuar se Serena ka marrë një ‘wild card’. Ky është një rikthim në të kaluarën për ish-numrin 1 të botës, 7 herë fituese në Londër, në vitet 2002, 2003, 2009, 2010, 2012, 2015 dhe 2016.

Në 2022-shin, pas Us Open, Serena Williams ishte tërhequr, por që vitin e kaluar ishte rikthyer në fushat e tenisit në turnetë çift me motrën Venus. Tani kthehet edhe në turnetë individualë në mënyrë të papritur, por sigurisht që fansat e saj janë shumë të kënaqur nga ky vendim.