Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, nëse arrijnë të sigurojnë kualifikimin nga ndeshjet e raundit të parë.
Vllaznia, në rast se eliminon Malishevën, do të përballet me skuadrën skoceze Hibernian FC në raundin e dytë të kompeticionit. AF Elbasani, nëse kalon BATE Borisov, do të luajë ndaj ekipit zviceran FC Sion. Ndërkohë, Dinamo City, në rast se eliminon Astanën, do të përballet me fituesin e çiftit FC Sheriff – NK Aluminij.

