Lazio, merkato me kosto zero

Lajme jo të mira për trajnerin e Lazios, Gennaro Gattuso. Klubi bardhekaltër ka konfirmuar zyrtarisht se edhe gjatë merkatos së kësaj vere do të jetë i detyruar të respektojë politikën e bilancit zero, çka do të thotë se përpara se të afrojë lojtarë të rinj, duhet të realizojë shitje.

Në një komunikatë zyrtare, Lazio bëri të ditur se ka marrë përgjigjen nga Komisioni i Pavarur i ngarkuar me verifikimin e indeksit të kostos së punës, i cili monitoron parametrat financiarë të klubeve.