Pas disa ditësh pushimi, skuadra e Vllaznisë ka zbritur pasditen e sotme në fushën e stërvitjes duke zhvilluar seancën e parë. Në ditët në vijim skuadra do të plotësohet me organikën e plotë, në prag të nisjes së fazës përgatitore para ndeshjeve europiane. Drejtuesit e klubit shkodran kanë konfirmuar stafin teknik si dhe pjesën më të madhe të lojtarëve që mbyllën sezonin edhe për sezonin e ri.

