Miqësore U21/ Shqipëria mundet nga Italia

Kombëtarja shqiptare Under 21 është mundur 1-0 nga Italia U21 në ndeshjen miqësore. Fati i kësaj miqësoreje të zhvilluar në Itali është vendosur nga një gol i Kalvanit në pjesën e dytë.

Djemtë kuqezi të drejtuar nga Alban Bushi kanë rrezikuar me Tomën, Përndrecën dhe Fatajin por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.