Shqipëria kualifikohet në fazën e grupeve të CEV European League

Kombëtarja e Femrave e Shqipërisë ka arritur një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme ndaj Lituanisë me rezultatin 3-2, në ndeshjen e zhvilluar pak çaste më parë në Odense të Danimarkës.

Pas një përballjeje emocionuese dhe të luftuar deri në pikën e fundit, vajzat kuqezi treguan karakter, forcë dhe shpirt gare, duke siguruar fitoren që i jep Shqipërisë kualifikimin në fazën e grupeve të CEV European League 2026.

Me këtë sukses, Shqipëria e mbyll Fazën Para Eliminatore në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa vendi i parë i grupit u takoi vajzave të Lituanisë. Kalendari i Fazës së Grupeve – CEV European League 2026.Xhiro 1 – Finlandë | 5-7 Qershor 2026 🇫🇮 Finlanda – 🇨🇭 Zvicra – 🇦🇱 Shqipëria

Xhiro 2 – Rumani | 12-14 Qershor 2026 🇷🇴 Rumania – 🇲🇪 Mali i Zi – 🇦🇱 Shqipëria

Xhiro 3 – Shqipëri | 19-21 Qershor 2026 🇦🇱Shqipëria – 🇸🇪 Suedia – 🇦🇹 Austria