Një lëvizje bombastike po troket në derën e mbrojtësit të majtë të Kombëtares Shqiptare! Mario Mitaj është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje zyrtare për t’u transferuar në Serie A te skuadra e Romës.
Sipas burimeve të ndryshme, vlera e këtij operacioni pritet të kapë shifrën e rreth 10 milionë eurove. Gjithçka ka ecur me hapa të shpejtë, pasi trajneri Gian Piero Gasperini ka dhënë menjëherë dritën e gjelbër për afrimin e talentit kuqezi në kryeqytetin italian. Mbrojtësi 22-vjeçar pritet që përgjatë javës së ardhshme të kryejë edhe vizitat mjekësore përpara zyrtarizimit.
Për anësorin shqiptar, i cili aktivizohej në Arabinë Saudite me Al-Ittihad, ka pasur një interesim të gjerë nga shumë klube europiane. Në listë e kishte rreshtuar edhe AEK-u i Athinës, klubi ku Mitaj u rrit profesionalisht, por me sa duket ai nuk e ka parë si opsion rikthimin në Greqi, pasi dëshira e tij bija kalimi në elitën e futbollit italian nën urdhrat e Gasperinit.
Sfidanti.al

