Talenti i Kosovës grumbullohet nga Shqipëria, por mohon gjithçka

Që Federatat e Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë ndonjë raport real, kjo është kuptuar më kohë, por prova e fundit vjen nga lista e Shqipërisë U21, publikuar të martën. Në listë janë edhe disa lojtarë të rinj që kanë luajtur në të shkuarën për Kosovën U21 apo U19. Një prej tyre është futbollisti i Moldes në Norvegji, Blerton Isufi.

Gazetari i Telegrafit, Romak Zeqiri, raporton se përfshirja e emrit të tij në listën e Shqipërisë është bërë pa aprovimin e djaloshit, i cili deklaron: “Po, është e vërtetë që më kanë kontaktuar disa herë, por unë nuk i kam dhënë përgjigje pozitive. E kanë kontaktuar edhe babanë tim”, deklaroi Isufi. Unë jam futbollist i Kosovës dhe do të vazhdoj të luaj vetëm për vendlindjen time. Nuk do të luaj kurrë për asnjë Kombëtare tjetër përveç Kosovës”, shtoi ai. “Trajneri Bushi më ka kontaktuar direkt duke më thënë se i pëlqej si lojtar, gjithsesi faleminderit, por do të mbetem i Kosovës”.

sfidanti.al