Ibrahimoviç zgjedh Iraolan

Trajneri bask është kandidati kryesor për të zënë vendin e lënë bosh nga Allegri. Cardinale, takim me trajnerin e Austrisë për postin e drejtorit sportiv.

Pjesa e parë e revolucionit te Milani është mbyllur me largimet e Allegri, Tare, Furlani dhe Moncada. Tani fillon pjesë e dytë, rindërtimi. Gerry Cardinale ia ka lënë në dorë menaxhimin e pjesës teknike Zlatan Ibrahimovic.

Lëvizja e parë e tij është zgjedhja e trajnerit dhe orët e fundit në Londër është parashikuar një takim me Andoni Iraola. Trajneri bask ka kaluar një 3-vjeçar shumë të mirë te Bournemouth, që kulmoi me vendin e 6-të në Premier League dhe kualifikimin në Europa League. Në takim do të jetë i pranishëm edhe Cardinale.

Për Iraolan interesohen ndërkohë edhe Crystal Palace, Newcastle dhe Bayer Leverkusen. Milani propozon një kontratë deri në 2029-ën, me 4 milionë euro në sezon. Trajneri 43-vjeçar ka qenë flamur i Athletic Bilbao si lojtar. Ka kontratë deri më 30 qershor, por ka njoftuar bashkë me Bournemouth, ndarjen në fund të sezonit. Në Premier League përfitonte 1.8 milionë euro dhe është i përshtatshëm për kasat e klubit kuqezi.

Alternativat e Ibrahimovic për stolin e Milanit janë Thiago Motta, Xavi dhe Mark Van Bommel. Rishfaqet në orbitën kuqezi edhe Ralf Rangnick. Trajneri aktual i Austrisë ka qenë afër Milanit në vitin 2020, si dëshirë e Ivan Gazidis, por Boban dhe Maldini kundërshtuan. Tani emri i tij kthehet në modë për stolin kuqezi, me një rol trajner-manaxher.