Pochettino shpall listën e SHBA-ve për Kupën e Botës

Trajneri i SHBA-ve, Mauricio Pochettino, ka publikuar listën me 26 lojtarët e grumbulluar për Kupën e Botës, që zhvillohet pikërisht në këtë vend, Kanada dhe Meksikë. Nuk ka pasur surpriza nga trajneri argjentinas.

Në listë janë përfshirë emrat e njohur, si Christian Pulisic (Milan), Weston McKennie (Juventus) dhe Timothy Weah (Marseille). Trajneri Pochettino i ka dhënë besim Giovanni Reyna-s (Borussia Mönchengladbach), 23-vjeçarit që rrezikoi të përjashtohej nga grumbullimi 4 vjet më parë, në Katar, për shkak të një zënke në stërvitje me ish-trajnerin Gregg Berhalter.

Amerikanët do të luajnë dy miqësore para Botërorit, kundër Senegalit në Charlotte më 31 maj dhe kundër Gjermanisë në Chicago më 6 qershor.

Organizatorët e Kupës së Botës bëjnë pjesë në Grupin D dhe do të ndeshen me Paraguajin më 12 qershor në Los Angeles, me Australinë më 19 qershor në Seattle dhe me Turqinë më 25 qershor po në Los Angeles.