Ibrahimovic përgatiti largimin e Tares dhe Alegrit

Vetëm Zlatan Ibrahimoviç nuk u largua nga pronari Xherri Kardinale te Milani. Ish-sulmuesi suedez është në prapaskenë të shkarkimeve që shkaktuan “tërmet” dje te kuqezinjtë. Igli Tare, Masimiliano Alegri, Xhorxho Furlani dhe Xhefri Monkada u larguan menjëherë dje pas deklaratës zyrtare të “RedBird”. Prapaskenat e zbuluara së fundmi tregojnë se disa shkarkime ishin përgatitur. Për Taren ishte thënë prej ditësh, që do të bëhet i sakrifikuari i parë.

Sa i përket trajnerit Alegri, rezulton që përplasja me Ibrën i kushtoi shtrenjtë. Shkarkimet ishin përgatitur duke qenë se javën e kaluar u mbajt një takim sekret me Andoni Iraola. Trajneri i Bournemouth shfaqet aktualisht si alternativë kryesore për të pasuar Alegrin.

sfidanti.al