Revolucion i shtrenjtë te Milani

Largimi i Allegri, Furlani, Moncada dhe Tare, bashkë me mbetjen jashtë 4-shes së parë të Serisë A, do të ketë një ndikim domethënës në bilancin e kuqezinjve. Revolucion shumë i shtrenjtë. Mjaftoi një komunikatë me pak rreshta për të zeruar krejtësisht gjithçka te Milani. Gerry Cardinale i ka konsideruar të gjithë fajtorë për “dështimin sportiv” kuqezi të këtij sezoni. Kështu shpjegohen shkarkimet e Allegri, Tare, Furlani dhe Moncada.

Drejtuesit kuqezinj u larguan të gjithë pas disfatës në “San Siro” kundër Cagliari-t. Një zgjedhje drastike dhe ekstreme, që ka impakt edhe në llogaritë e klubit e rrjedhimisht edhe në merkaton e verës. Bilanci i Milanit do të vuajë “vrimën” prej 70 milionë eurosh që do të vinin nga pjesëmarrja në Champions. Por mbi të gjitha do të mbajë faturën e financiare të kontratave të drejtuesve të shkarkuar. Milani do të vendosë në bilanc kostot e pagave të Allegri, Furlani, Tare dhe Moncada deri kur të skadojnë kontratat e tyre. Totali shkon në rreth 22 milionë euro. Shifrat më të larta u takojnë administratorit të deleguar dhe trajneri. Furlani ka  rinovuar deri në 2028-ën për rreth 10 milionë (3 neto në vit), kurse Allegri ka kontratë deri në 2027-ën për rreth 9 milionë euro në total.

Igli Tare firmosi kontratë 3-vjeçare me 800 mijë euro në sezon 12 muaj më parë. Moncada do të paguhet deri më 30 qershor, sepse rinovimi nuk është formalizuar. Kostot mund të reduktohen në rast akordesh ekonomike, apo sistemime profesionale (Napoli kërkon trajnerin Allegri). Sot kasat e Milanit kanë pësuar një humbje 90-92 milionë euro.

sfidanti.al