Milan, Allegri i zhgënjyer

Milani mbylli sezonin në mënyrën më të hidhur të mundshme. Kuqezinjtë u mundën në “San Siro” nga Cagliari dhe dështuan të siguronin një vend në Champions League, duke u detyruar të kënaqej vetëm me Europa League-n. Një fund sezon dramatik për skuadrën e Massimiliano Allegrit, që deri disa javë më parë konsiderohej ende në garë për titullin kampion.

Trajneri italian nuk e fshehu zhgënjimin pas sfidës dhe pranoi se skuadra bëri shumë gabime, sidomos pas golit të avantazhit.

“Rezultati tashmë nuk ndryshohet. Kur humbet kaq shumë ndeshje në shtëpi gjatë sezonit, atëherë e meriton pozicionin ku ndodhesh. Pas golit të parë, menduam se gjithçka kishte përfunduar dhe humbëm përqendrimin. Cagliari gjeti hapësira dhe ne mbrojtëm shumë keq”, deklaroi Allegri për mediet italiane.