Federico Dimarco është shpallur MVP i Serie A për sezonin 2025-2026, duke kurorëzuar një edicion të jashtëzakonshëm. Mbrojtësi i majtë i Interit vendosi rekord të ri historik për asistime në një sezon të vetëm në elitën italiane, ndërsa zikalrtit fituan kampionatin dhe Kupën e Italisë. Dimarco kontribuoi me gjashtë gola dhe 18 asistime në kampionat, që është numri më i lartë i asistimeve i regjistruar ndonjëherë në një sezon të vetëm të Serie A.

