Flamurtari, largohet Herald Marku

Rënia nga Superliga shqiptare në Kategorinë e Parë ka sjellë lëvizjet e para te Flamurtari. Klubi vlonjat dhe Herald Marku pritet të mbyllin bashkëpunimin, ndërsa vetëm një ndryshim i papritur mund të mbajë mesfushorin në Vlorë.

30-vjeçari ishte një nga pikat më të rëndësishme të skuadrës gjatë sezonit të fundit, duke zhvilluar 31 ndeshje në kampionat dhe Kupë, me 3 gola dhe 1 asist.

Me largimin e tij të mundshëm si lojtar i lirë, Marku pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkato. Ndërkohë, te Flamurtari priten edhe ndryshime të tjera në kuadër të rindërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm.