PSG, Hakimi dhe Dembele mungojnë në stërvitje

Paris Saint-Germain po përballet me shqetësime serioze vetëm një javë para finales së madhe të Champions League ndaj Arsenalit.

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, dy nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Achraf Hakimi dhe Ousmane Dembele, munguan në testin stërvitor të zhvilluar të shtunën, duke ngritur pikëpyetje për gatishmërinë e tyre në finalen vendimtare. Seanca intensive u zhvillua në Budapest dhe u ndoq nga ultrasit e PSG-së, të cilët krijuan një atmosferë të zjarrtë për të motivuar skuadrën para sfidës më të rëndësishme të sezonit.