Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës valëviten në majën më të lartë të botës

Alpinistët Petrit Kllokoqi dhe Uta Ibrahimi kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u ngjitur në Everest, majën më të lartë në botë. Lajmin e bëri të ditur Kllokoqi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi pamje emocionuese nga maja e Everestit, teksa valëvitej flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë. “Lot gëzimi për vendin tim”, shkruan Kllokoqi krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale. Ngjitja e majës së Everestit, në vargmalin e Himalajeve, konsiderohet një nga arritjet më të mëdha në alpinizmin botëror, pasi ajo është dhe pika më e lartë mbidetare në botë, me lartësi prej 8848 metra.

sfidanti.al