Trajneri i Brazil, Carlo Ancelotti, ka shpjeguar arsyet pse vendosi ta përfshinte Neymar-in në listën e 26 lojtarëve për Botërorin, pavarësisht se sulmuesi nuk ishte grumbulluar që nga tetori i vitit 2023. Kapiteni i Santosit ka treguar përmirësim të ndjeshëm fizik në muajt e fundit dhe kjo ka bindur teknikun italian ta rikthejë në kombëtare. “Gjithçka kishte të bënte me gjendjen fizike. Në ndeshjet e fundit ai ka luajtur me vazhdimësi dhe ka mundësi ta përmirësojë edhe më shumë formën deri në ndeshjen e parë të Botërorit. Përvoja e tij në këto kompeticione dhe marrëdhënia me grupin mund të ndihmojnë skuadrën”, deklaroi Ancelotti.
Megjithatë, trajneri brazilian bëri të qartë se Neymar nuk do të ketë trajtim special dhe se vendi në formacion duhet fituar në fushë. “Dua të jem i qartë dhe i sinqertë. Ai do të luajë vetëm nëse e meriton. Stërvitja dhe fusha do të tregojnë nëse do të jetë titullar. Neymar ka të njëjtin rol si gjithë lojtarët e tjerë. Nuk duhet të vendosim të gjithë pritshmëritë mbi një futbollist të vetëm”, u shpreh Ancelotti.
sfidanti.al

