Lazio, cili do jetë pasardhësi i Sarrit

Miroslav Klose po shkëlqen si trajner i Nurembergut, ku ka arritur në vendin e tetë në divizionin e dytë gjerman, pavarësisht se ka skuadrën më të re në Gjermani (mosha mesatare 23 vjeç). Pavarësisht shitjes së talenteve të shumtë për tarifa rekord (mbi 50 milionë euro në total), Klose ka ruajtur nivele të larta performance falë fleksibilitetit të tij të jashtëzakonshëm taktik.

Këto suksese kanë ringjallur interesin e Lazios. Nëse Lotito dhe Sarri ndahen, emri i gjermanit mund të kthehet në modë si kandidati ideal për të zhvilluar lojtarët e rinj të bardhekaltërve, falë respektit të thellë që presidenti ka për të.

sfidanti.al