Javën e kaluar, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, në një intervistë për “Gazzetta”-n, analizoi problemet e futbollit italian, duke theksuar hendekun me pjesën tjetër të Evropës.
Për të ilustruar këtë, ai përmendi edhe finalen e fundit të Ligës së Kampionëve të Interit, duke deklaruar:
“Nuk bëhet fjalë vetëm për Serie A. Bëhet fjalë për mosparaqitjen në finalet e Champions-it dhe humbjen 5-0; bëhet fjalë për të luajtur në mënyrë konkurruese në Evropë. Bëhet fjalë për hendekun 4 me 1 në të drejtat televizive mes Premier League dhe të gjithë të tjerëve. Hendeku i futbollit italian është rritur. Por, siç shkon bota sot, nuk do ta zgjidhni pa para.”

