Në prag të sfidës së shumëpritur ndaj Dinamos në fazën “Final 4”, atmosfera në kampin e Vllaznia duket më pozitive se kurrë. Kuqeblutë po hyjnë në momentin më të rëndësishëm të sezonit me grupin pothuajse të plotë dhe me një gjendje fizike optimale të futbollistëve. Gjendja e futbollistëve konsiderohet optimale dhe kjo i jep më shumë alternativa trajnerit Martini për të ndërtuar formacionin ideal.
Një lajm mjaft i rëndësishëm për kuqeblutë është rikthimi i disa prej elementëve kryesorë që kishin munguar në javët e fundit. Esat Mala, Bajrami dhe Dodaj janë tashmë të gatshëm dhe do të jenë në dispozicion për sfi dën ndaj dinamovitëve. Rikthimi i tyre shton jo vetëm cilësinë në repartet respektive, por edhe konkurrencën brenda skuadrës, një element që në ndeshje të tilla mund të bëjë diferencën.
Në kampin shkodran këtë herë nuk ka shqetësime as sa i përket pezullimeve, një faktor që shpesh gjatë sezonit ka penalizuar ekipin. Martini pritet të ketë në dispozicion pothuajse të gjithë organikën dhe kjo konsiderohet një avantazh i rëndësishëm në prag të një dueli ku çdo detaj mund të rezultojë vendimtar. Për më tepër, atmosfera në grup raportohet mjaft e mirë, me futbollistët që po e përjetojnë me entuziasëm këtë moment të sezonit. Mungesat e vetme që njihen prej kohësh mbeten ato të Kastrati dhe Bismark. Për Kastratin ka shpresa konkrete që rikthimi i tij të ndodhë gjatë muajve shtator-tetor, ndërsa situata e Bismark vazhdon të mbetet më e ndërlikuar.
Sfidanti.al

