PSG bën gati oferta “galaktike” për dy yjet e Atletico Madridit

Drejtuesit e PSG po planifikojnë edhe lëvizje të mëdha në merkaton e verës. Sipas raportimeve të Telefoot, PSG është gati të investojë rreth 230 milionë euro për dy lojtarë të Atlético Madrid: Julian Álvarez dhe Marc Pubill.

Interesimi për sulmuesin argjentinas Alvarez nuk është i ri, pasi emri i tij lidhet prej kohësh me kampionët francezë. Megjithatë, PSG kërkon të përforcojë edhe repartin defensiv me talentin e ri spanjoll Marc Pubill, i cili ka spikatur në sezonin e tij të parë me skuadrën madrilene. Klubi francez synon të ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese për sezonin e ardhshëm, me objektivin kryesor dominimin në Europë.

Sfidanti.al