Luis Suarez mbetet jashtë listës së Uruguait për Botërorin 2026

Legjenda e Uruguait, Luis Suárez, nuk do të jetë pjesë e listës paraprake për Kupën e Botës 2026. Sipas raportimeve nga gazetari Rodri Vazquez i “Sport 890”, sulmuesi 39-vjeçar nuk është përfshirë në listën me 55 lojtarë të përgatitur nga trajneri Marcelo Bielsa. Ky vendim duket se u jep fund përfundimisht shpresave të Suarezit për të marrë pjesë në Botërorin e pestë të karrierës së tij, pas paraqitjeve në edicionet 2010, 2014, 2018 dhe 2022. Sulmuesi i Inter Miamit kishte lënë të kuptohej ditët e fundit se ishte i gatshëm të rikthehej për të ndihmuar kombëtaren uruguaiane, duke deklaruar se nuk do ta refuzonte kurrë vendin e tij.

Megjithatë, marrëdhënia e tensionuar me Bielsa-n duket se ka ndikuar shumë në këtë vendim. Suarez u tërhoq nga kombëtarja në shtator të vitit 2024, ndërsa pak javë më vonë kritikoi ashpër trajnerin argjentinas, duke e akuzuar se kishte krijuar përçarje brenda dhomës së zhveshjes së Uruguait.

sfidanti.al