Teuta dhe Pogradeci përballen të shtunën në finalen e Play-out-it

Të shtunën do të zhvillohet finalja e play-out-it për një vend në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm, ku Teuta dhe Pogradeci do të përballen në një sfidë vendimtare për qëndrimin dhe ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Pogradeci siguroi kualifikimin në këtë finale pas triumfit në play-off-in e “Kategorisë së Parë”, teksa mposhti Besën me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë. Nga ana tjetër, Teuta synon të mbajë vendin në elitë pas përfundimit të kampionatit në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”.

sfidanti.al