PSG fiton titullin kampion për herë të 14-të

Paris Saint-Germain është kurorëzuar kampion i Francës për herë të 14-të në historinë e tij dhe të pestin radhazi. Në ndeshjen e shtyrë të javës së 29-të të Ligue 1, PSG fitoi jashtë fushe 2-0 kundër Lens. Kvaratskhelia zhbllokoi sfidën ​​në minutën e 29-të.

Vendasit ishin pranë barazimit në pjesën e dytë, por më pas u rrëzuan në minutën e 93-të me një gol nga Mbaye. Një tjetër triumf për Luis Enriquen, i cili tani mund të përqendrohet në finalen e Ligës së Kampionëve.

sfidanti.al