Dramë për Kukësin dhe AF Luftëtarin

Këtë të shtunë në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, sfida mes AF Luftëtarit dhe Sopotit u mbyll në barazim 1-1 pas 120 minutave lojë, ndërsa skuadra e Sopotit triumfoi në goditjet e penalltive me rezultatin 4-2, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.

Në të njëjta ujëra u mbyll edhe takimi i zhvilluar në stadiumin e Vorës mes Kukësit dhe Bylis B. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Bylis B fitoi 5-4 nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar gjithashtu ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Pas përfundimit të fazës play-out, Sopoti dhe Bylis B do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa AF Luftëtari dhe Kukësi do të zbresin në Kategorinë e Dytë.