Flick: Ajo që ka ndodhur në Madrid s’më intereson shumë

Hansi Flick nuk është shpërqëndruar në konferencën e sotme për shtyp ku nuk ka mundur që t’i shmanget pyetjeve rreth situatës së krijuar në Madrid. Trajneri gjerman ka pranuar se ajo që ka ndodhur në kampin rival e ka befasuar disi edhe pse është munduar që askush në sallën e konferencave të mos harrojë faktin se Barça e tij është shumë pranë suksesit të dytë në La Liga. Madje sipas tij skuadra ka objektiv të shpallet kampion në Barcelonë.

Mbi gjendjen në Madrid – “Mendoj se ajo çfarë ka kaluar

Real-i këto ditë nuk është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. A jam befasuar? Janë situata që kalojnë të gjitha skuadrat edhe pse më duhet ta pranoj se jam befasuar disi. Por në fund nuk është se më intereson shumë se nuk po flasim për ekipin tim. Është një çështje për të cilën nuk mund të mendoj shumë”.