Në Madrid rivali i radhës ka dalë në plan të dytë edhe pse bëhet fjalë për Barcelonën. Në ditët e fundit klubi madrilen po bën llogaritë me disa situata, të cilat nuk kanë lidhje me atë që ndodh në fushë ndërsa sot Alvaro Arbeloa ka pranuar se nuk ndihet aspak mirë për faktin se gjithçka që ndodh në dhomat e zhveshjes po bëhet publike.
“Nuk ndihem aspak mirë kur shikoj që dalin në publik detaje nga dhomat e zhveshjes. Ai që spiunon mendoj se po tradhëton Real-in”, tha trajneri, i cili ditën e djeshme ka mësuar se nuk do të jetë më në stolin e ekipit vitin që vjen.
Disa gazetarë në sallën e konferencës për shtyp kanë pyetur Arbeloa-n se kush mund të ishte personi që nxjerr në publik detaje nga ajo çfarë ndodh në Valdebebas. “Nuk e di, unë nuk punoj në CIA. Nuk dua të drejtoj gishtin tek asnjë lojtarë”, ishte përgjigja e Arbeloa-s.

