Kryetari i Bashkisë së Madridit: Atletico luajti kundër UEFA-s

Ndeshja mes Arsenalit dhe Atleticos vazhdon të bëjë që të diskutohet për shkak të disa vedimeve që mori skuadra e gjyqtarëve.Më i fundit që ka rreaguar për këtë takim ka qenë numri një i Bashkisë së Madridit, i cili nuk është përmabjtur duke akuzuar UEFA-n. “Kur pashë shortin, mendova se do të ndesheshim me Arsenalin, por e kisha gabim pasi përballë kishim UEFA-n. UEFA e bëri të qartë se nuk e donin Atlético de Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve. Kishte vendime që tregonin qartë qëllimin për të dëmtuar Atléticon.

Tifozët e Atlético-s janë krenarë për ekipin tonë, sepse ata nuk garuan kundër Arsenalit, por kundër UEFA-s. Mund ta mposhtësh Arsenalin për 180 minuta, por nuk mund ta mposhtësh UEFA-n. UEFA vuri në dispozicion të gjitha mekanizmat e saj që Atlético të mos kalonte, dhe gjyqtari ishte ekzekutuesi i këtij qëllimi. Gjithçka ishte me qëllim. Ne nuk mund ta mposhtnim UEFA-n, dhe ishte e pamundur ta bënim këtë”, tha José Luis Martínez-Almeida.

Sfidanti.al