Ish-basketbollisti Dagoberto Peña dënohet me 60 vite burg

Ish-lojtari profesionist i basketbollit, Dagoberto Peña, është dënuar me 60 vite burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një procesi gjyqësor për akuza të rënda të abuzimit seksual ndaj të miturve.

Peña, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në klube të njohura si Estudiantes dhe FC Barcelona Bàsquet B, u shpall fajtor për përdorim dhe shtytje të dy të miturve për përfshirje në akte seksualisht eksplicite, me qëllim prodhimin e materialeve vizuale të abuzimit. Sipas Departamentit të Drejtësisë në SHBA, veprimet kriminale kanë ndodhur në periudhën nga tetori 2024 deri në shkurt 2026. Hetimet zbuluan se ish-sportisti kishte marrë dhe poseduar imazhe dhe video të abuzimit seksual ndaj të paktën tre të miturve. Peña u deklarua fajtor më 23 janar dhe përveç dënimit me 60 vite burg, ai është dënuar edhe me mbikëqyrje të përjetshme pas lirimit të mundshëm, si dhe me detyrimin për t’u regjistruar si abuzues seksual.

sfidanti.al