Simone Biles rrëfen realitetin e vështirë

Edhe pse konsiderohet gjimnastja më e suksesshme në histori, Simone Biles vazhdon të përballet me sfida të mëdha personale ndërsa afrohen Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.

‘Ylli’ amerikan, që ka dominuar për vite me radhë në arenën ndërkombëtare, ka treguar hapur se rrugëtimi i saj drejt rikthimit nuk lidhet vetëm me medaljet, por edhe me shëndetin mendor. Në një intervistë për CNN, Biles pranoi se vazhdon të ndjekë terapi, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes emocionale në jetën e saj.

“Ndiej se kjo më tregoi realitetin, sepse shumë njerëz mendonin se isha si një robot. Por, në thelb, jam njësoj si të gjithë të tjerët. Jam reale. Më ndihmoi të merrja terapinë që meritoja dhe ende jam në terapi”, u shpreh ajo.