Ish-trajneri zikaltër ka komentuar çështjen e arbitrave dhe ka pohuar se, nëse do të kishte mundur PSG-në në finale e Championsit, nuk do të ishte larguar.
Simone Inzaghi ka thënë të vërtetat e tij, me krenari. Ka folur për skandalin e fundit të arbitrave, duke theksuar se Interi është penalizuar dhe se mbi të nuk mund të hidhet baltë.
“Hetimi për arbitrat më ka shokuar. Interi ka humbur jo pak pikë sezonin e kaluar për shkak të gabimeve arbitrare. Kampionatin, Superkupën… Nuk mund të përfshihemi në një histori, ku ne jemi penalizuar dhe nuk jemi favorizuar.
Arbitra të preferuar dhe jo të preferuar nga Interi? Ok, por si ka mundësi të mendosh për makinacione? Për ne ishte një sezon pa fat. Kam pasur gjithmonë respekt për punën e arbitrave dhe nuk dua të flas për Napolin, që e fitoi me ndërshmëri titullin. Qëndron ideja se diçka na është hequr. Nuk akuzoj askënd. Le të themi që nuk ishim me fat, gjithçka shkoi kundër nesh dhe ne kemi fajet tona. Mbetet një shije e keqe, që nuk do të kalojë. Të humbaësh titullin për një pikë është e dhimbshme.
Nuk mund të kesh pengje në sport. Në 4 vjet kam fituar shumë. Kemi shkuar në dy finale të Champions League. I pranoj kritikat ndaj meje dhe jo ndaj lojtarëve. Kanë dhënë gjithmonë gjithçka”, – ka thënë Inzaghi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

