Shqipëri-Izrael në 7 qershor në Tiranë

Muaji qershor sjell një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtaren, që do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë do të përballen më 3 qershor, në orën 20:00, me Izraelin, në atë që do të jetë testi i parë i muajit.

Kjo do të jetë përballja e 7-të në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Europiane.