Formula 1 rikthehet në Miami

Rregulla të reja për kualifikueset dhe modifikime të makinave nga skuderitë. Gjatë një muaji pauze duket se ka ndryshuar gjithçka.

Një muaj i gjatë pritjeje në Formula 1, që mund të vlejë sa një sezon. Prilli i pazakonshëm ka lejuar gjithë Formulën 1 – nga organizatorët te skuderitë – të bëjnë bilancin e parë pas fillimit të kampionatit. Nuk kanë munguar kritikat e ardhura nga të gjitha anët.

Tani është koha e rregullave të reja, në fuqi që nga gara e Miami-t. Pilotët kanë pasur qëndrim negativ mbi të gjitha për menaxhimin e energjisë në kualifikuese, që sipas tyre ishte e rrezikshme. Për të evituar manovrat e karikimit të baterisë, limiti për rikuperimin e elektricitetit është ulur nga 8 MJ në 7 MJ.

Pas incidentit të Bearman në Japoni – të shkaktuar nga diferenca e madhe e shpejtësisë mes atij që shtyn dhe atij që karikon –  janë futur zona me fuqi elektrike të limituar, që të evitohen rreziqet në pjesët e shpejta të pistave.

Mercedesi ka treguar, me Kimi Antonelli, se e ka fatin në duart e veta. Makina gjermane është ajo më kompetitive. E ndjek Ferrari. Gjatë “Filming Day” në Monza janë kolauduar disa modifikime të SF-26, si krahu “Macarena”. Aston Martin duket se nuk i ka zgjidhur problemet e motorit. Gara në Florida do të tregojë më shumë.