Kur fiton një “derbi” dehesh, harron hallet dhe shkon në qiellin e shtatë pa një pa dy! Tirana mundi Partizanin me përmbysje dhe me një gol kopertine të Alvarez, që vetëm po ta sjellësh ndërmend e shijon sikur po e “lëpin” për herë të parë. Ishte aq i bukur goli sa të tralliste aq shumë sa të dukej sikur ishte një ndeshje për titull e jo një ndeshje për të shpëtuar lëkurën nga një turp që çudi se si guxon Tirana t’i mësojë tifozët e vet…
Një fitore në Derbi ka efektin si “drogë”, të çon lart, harron hallet dhe plagët qe dhembin, veç fluturon në “qiellin e shtatë”. Dhe Tirana e ka shijuar fitoren me.. mbidozë.
Presidenti Halili kap retë dhe u thote futbollisteve ekipit se vitin tjeter do ta dominojne kampionatin. Kurse trajneri Shehi na befason edhe më shumë , pale kur thotë se pas pjesës së parë u paska thënë futbollistëve “ jam i sigurt se do ta fitoni ndeshjen”. Habia e kësaj fraze është se Tirana nuk ishte në apelin e lojës në pjesën e parë, Partizani ishte zot në fushë! Në të dytën , erdhi Tirana dhe na iku Partizani…
Sfidanti .al

