Mrekulli te  Elbasani-Partizani …“shënon” edhe magazinieri !

Thonë se ndeshjet fitohen vetëm me lojtarët që luajnë në fushë, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë! Ka edhe “lojtarë” që vijnë nga jashtë dhe sjellin  “gola” në forma të ndryshme. Ja për  shembull, Italia mbeti jashtë Botërorit dhe “fajin” e paska një fëmije nga Bosnja , i cili  kapte topat jashtë fushe, por rezultoi  se ishte misionari që vodhi letrën e radhës së penalltive tek peshqiri i portierit Donaruma…

Por, le të kthehemi në lojën tonë, një lojë që për nga  hiletë dhe për pazaret nuk ka të sharrë dhe të ngjarë! Ajo që ka ndodhur në ndeshjen Elbasani-Partizani, është pikante nga shija, por  është e përsëritur. “Bomber” në këtë rast na shfaqet përgjegjesi i materialeve të Elbasanit, magazineri siç thonim dikur, ai që “sulmoi” edhe me Vllazninë, kurse kete radhe shkoi tek portieri i Partizanit, Qirko  dhe i lëshoi disa “fjalë magjike”. Kaq u desh dhe gati plasi gjullurdia. Po çfarë i tha ky Allkja “ngacmuesi psikologjik”,  portierit te Partizanit? Ka disa variante, por më e lezetshmi është sikur ka thënë: “ Ta dish ti…sa gola do pësosh sot!”

Sfidanti.al