Kur Partizanin e kapi “amoku” (dalldia), në një titull shkrimi pyetej: Ku po shkon o Partizan? Në këto momente pyetja në fuqi është ndryshe : ku po shkon o Kërnaja? Trajneri i Partizanit , i cili me meritë mori komplimente që ndezi frymëzimin e “demave”, këtë javë ka bërë “harakirin e shpejtë”. Vetëm 15 minuta lojë ndaj Vllaznisë dhe thithi kartonin e kuq, duke u larguar nga stoli. Po ku shkoi? Adresa është për “Ginesin e Superiores”: shkoi afro 1 metër larg stolit, tamam- tamam sipër tij dhe s’pushonte duke shryrë edhe nga sipër fushës…
Nuk dihet se sa e vërtetë është, por disa javë më parë, kur trajnerin Kërnaja e ngritën në qiellin e shtatë për “magjinë e kuqe”, presidenti Demi e kishte paralajmeruar : “ Ata duan të të çojnë lart, ti po ishe i zoti mbaji këmbët në tokë..” Kjo javë dëshmoi se trajneri debutues nuk i mbajti dot këmbët në tokë, e humbi vetkontrollin dhe modestinë,sa edhe kur ishte në stol dhe kur shkoi i denuar ..sipër stolit , u b shfaq si pre e protagonizmit negativ !
Sfidanti.al

