Guardiola flet për Rodrin: Askush nuk i thotë jo Real Madridit

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka komentuar të ardhmen e mesfushorit Rodri, duke pranuar se tundimi për të luajtur te Real Madrid është i vështirë për t’u refuzuar nga çdo futbollist.

Në konferencën për shtypin, tekniku spanjoll u shpreh hapur për interesimin e mundshëm të klubit madrilen ndaj Rodrit. “Asnjë lojtar nuk do ta refuzonte mundësinë për të luajtur te Real Madridi”, deklaroi Guardiola, duke nënvizuar peshën dhe prestigjin që ka klubi spanjoll në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, trajneri i City-t theksoi se dëshira e tij është që mesfushori të vazhdojë sa më gjatë në “Etihad”. “Unë dua që Rodri të qëndrojë sa më shumë, sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm për ne”, shtoi ai.