Klinsmann analizon krizën e Italisë: Yamal dhe Musiala te ju do të përfundonin në Serie B

Ish-sulmuesi dhe trajneri i njohur Jürgen Klinsmann ka komentuar situatën e vështirë të Italia, duke ofruar një analizë të drejtpërdrejtë mbi arsyet e dështimeve të fundit.

Në një intervistë për emisionin ‘Il sabato al 90º’ në Rai 2, Klinsmann pranoi se e ka përjetuar rëndë momentin e Italisë. “Kam vuajtur shumë bashkë me miqtë e mi italianë në Los Anxhelos. Madje, natën pas ndeshjes mezi kam fjetur”, u shpreh ai.

Sipas tij, problemi kryesor i “axurrëve” lidhet me mungesën e liderëve në fushë, por edhe me profilin e lojtarëve. “Italia po vuan nga mungesa e futbollistëve që driblojnë kundërshtarin dhe nga mungesa e besimit ndaj të rinjve”, theksoi tekniku gjerman.

Deklarata më e fortë e Klinsmann lidhej me mënyrën se si trajtohen talentët e rinj. Ai përmendi dy nga ‘yjet’ më premtues të futbollit europian, Lamine Yamal dhe Jamal Musiala, duke sugjeruar se në Itali ata nuk do të kishin të njëjtat mundësi. “Në Itali, lojtarë si Yamal dhe Musiala ndoshta do të dërgoheshin në Serinë B për të fituar eksperiencë”, deklaroi ai.

Në fund, Klinsmann kritikoi edhe mentalitetin e disa trajnerëve italianë, duke theksuar se shumë prej tyre ende luajnë për të mos humbur, në vend që të synojnë fitoren me çdo kusht. “Dhe këto janë pasojat që shohim sot”, përfundoi ai.


sfidanti.al