Klodian Duro nuk e ka me shaka, synon vendin e Sylvinho-s te Kombëtarja

Kombëtarja e Shqipërisë mund të përballet me ndryshime të mëdha gjatë verës, ndërsa e ardhmja e trajnerit Silvinjo mbetet e paqartë. Kontrata e brazilianit skadon në korrik dhe ende nuk ka vendim për rinovimin e tij apo emërimin e një zëvendësuesi.

Një hap i rëndësishëm erdhi nga Klodian Duro, ikonë e kuqezinjve në fillimin e viteve 2000, i cili ka bërë publike kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e kombëtares. Aktualisht pa një ekip, Duro për herë të fundit ka drejtuar Lirinë e Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës.