Manchester City po përgatit një lëvizje të pazakontë në merkato, teksa drejtuesit e klubit anglez po shqyrtojnë një marrëveshje shkëmbimi masive me Newcastle United.Sipas raportimeve, në krye të listës së dëshirave të Cityt janë Sandro Tonali dhe Elliot Anderson, për të cilët vlerësimi total arrin rreth 190 milionë euro. Megjithatë, kampionët e Anglisë nuk synojnë të paguajnë këtë shumë, duke menduar për një formulë kreative shkëmbimi që mund të përfshijë deri në gjashtë lojtarë.
sfidanti.al

