Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, në konferencën për shtypin pas shpalljes së listës së grumbulluarve, foli për Thiago Pitarch, talent i Real Madridit. Ai theksoi se mesazhi është i qartë dhe i prerë: “Është diçka e ngjashme me Mosquera-n, Laporte-n, Le Normand… Lajmi i mirë është se Thiago dëshiron të luajë për Spanjën. Ai do të aktivizohet ose me ekipin U-19, U-21 apo me kombëtaren e parë. Por ai ka vendosur të luajë për Spanjën. Sigurisht, nëse një lojtar zgjedh të luajë për një vend tjetër, ne e respektojmë, por Thiago ka vendosur të luajë për Spanjën.”
sfidanti.al

