Që të kuptohemi që ne krye të herës: ngjarjet e Rrogozhinës meritonin një përgjigje të qartë dhe të fortë por…gjithmonë ka një “por” që del si bisht në çdo debat për ngjarjet e shëmtuara të futbollit shqiptar. A e njohin, ata siper dhe ata poshte në sektorin e disiplinës “mjetin” e trajtimit me të njëjtin standart në të gjitha rastet?
Di kush të thotë se çfarë i ndodhi Tiranës, në dy rastet kur e ka braktisur ndeshjen? Po per Voren pse nuk ra shpata e “Demokleut”. Drejtësia selektive, ku metri nuk është i të njëjtës gjatësi, po e vret edhe atë grimcë besimi që mund të ketë te loja në vend por edhe në këtë rast e kemi një përgjigje të thjeshtë: Egnatia u bë shembull sepse era ka ndryshuar dhe nuk fryn më me drejtim nga Rrogozhina.
Në sytë e “shefit” të lojës, qe mezi po mbahet gjalle, nuk nuk mund të ngrejë kush krye e të bëhet kryengrites! Prandaj, kampionët e kanë marrë sinjalin, ata thjesht nuk duhet të kundërshtojnë ditën e ndaluar, ndaj preisdentit, ndaj “kryerojes se sistemit”. Sepse kete here plasi sheshit ..s’ishte”komisioni i Disiplines” qe ndeshkoi gjithe Egnatian , por vete presidenti i shnderruar ne komision! !
Pirro Bardhyli

