UEFA ka nisur një hetim ndaj Fenerbahçe pas një raporti negativ mbi financat e klubit turk, duke vënë në qendër disa nga lëvizjet më të fundit në merkato. Një komision i përbërë nga inspektorë të Fair Play-t Financiar dhe ekspertë të Deloitte analizoi bilancet e klubit më 22 dhe 23 janar. Pas këtij auditimi të detajuar, UEFA hartoi një raport të pafavorshëm dhe kërkoi dokumente shtesë, shpjegime dhe deklarata me shkrim për disa transferime të diskutueshme. Në fokus të hetimit janë emra të rëndësishëm si trajneri José Mourinho, si dhe lojtarët Milan Škriniar, Kerem Aktürkoğlu dhe Diego Carlos. Një nga çështjet më delikate lidhet me kontratën e Aktürkoğlu,
sfidanti.al

