Vllaznia mendon për Dinamon

Pas një fundjave pushimi, Vllaznia është rikthyer këtë të hënë në fushën stërvitore, duke nisur përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat. Kuqeblutë kanë nisur kështu zyrtarisht javën “anti-Dinamo”, me një seancë stërvitore të zhvilluar në ritëm të lartë dhe me intensitet të plotë. Stafi teknik ka përqendruar punën kryesisht në aspektin fizik dhe taktik, ndërsa në ditët në vijim pritet të rritet edhe më shumë fokusi te përgatitja specifike për përballjen e radhës.

E vetmja mungesë në seancën e parë të javës ka qenë sulmuesi, Lirim Kastrati, i cili vuan një dëmtim të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Egnatias, sfidë që u mbyll me rezultatin 0-0.

Gjendja e tij do të monitorohet nga stafi mjekësor në ditët në vijim, për të kuptuar nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e ardhshme.
sfidanti.al