Problemet nuk kanë të sosur te KF Tirana. Përveç situatës së vështirë në fushë dhe luftës për mbijetesë në Superiore, bardheblutë po përballen edhe me tensione jashtë saj.
Në qendër të kësaj situate është mesfushori Kleandro Lleshi. Sipas raportimeve të SuperligaShqiptare 87, futbollisti ka depozituar një padi në Federatën Shqiptare të Futbollit ndaj klubit kryeqytetas, duke pretenduar se Tirana i detyrohet pesë paga të pashlyera.
Burimet bëjnë me dije se në këtë situatë, 26-vjeçari ka kërkuar edhe ndërprerjen e kontratës me bardheblutë. Kujtojmë se Lleshi iu bashkua Tiranës vetëm verën e kaluar, por duket se bashkëpunimi mes palëve po shkon drejt një përfundimi të tensionuar.

