Mercedes vijon të dominojë në Formula 1, duke fituar edhe garën e dytë të sezonit. Andrea Kimi Antonelli fitoi garën e tij të parë në F1, i cili nuk e lëshoi për asnjë moment vendin e parë, duke u bërë kështu piloti i dytë më i ri në historinë e Formula 1 që fiton një garë.
Nga ana tjetër, lideri i kampionatit, Russell, pati disa beteja të vazhdueshme me Ferrarin, por në fund arriti t’i parakalonte të dy pilotët e “kokëkuqes” për t’u ngjitur i dyti. Podiumi u plotësua nga Lewis Hamilton, i cili la pas shokun e tij të skuadrës, Charles Leclerc.
sfidanti.al

