Lajm sensacional nga Italia, Eshli Kol, pritet të jetë trajneri i ri i Çezenës, së Kristian Shpendit, në Serinë B italiane. Pas largimit të Mikele Minjanit, drejtuesit e Çezenës kanë vendosur t’i besojnë pankinën ish-mbrojtësit të njohur anglez.
Ish-ylli i Çelsit dhe i kombëtares së Anglisë pritet të marrë drejtimin e skuadrës, në atë që do të ishte përvoja e tij e parë si trajner i parë në karrierë.

